VLORË-Arrestohet kryeplaku i fshatit bashkë me të birin, pasi iu gjetën të kultivuara bimë narkotike përreth banesës. Pas informacioneve në rrugë operative policia ushtroi kontroll përreth banesës në fshatin Penkovë, bashkia Selenicë, ku u konstatuan të mbjella bimë dhe fidanë kanabis, numri i të cilave nuk jepet nga blutë e Vlorës.
Për kanabisin e sekuestruar policia arrestoi A. N. 57 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Penkovë dhe djalin e tij V. N. 23 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e kryer në bashkëpunim dhe "Shpërdorimi i detyrës".