Kultivuan kanabis sativa në Shëngjergj, arrestohen dy persona

Kultivuan kanabis sativa në Shëngjergj, arrestohen dy persona

Foto ilustruese

TIRANE- Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka goditur një rast tentative për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga janë vënë  L. A., 37 vjeç, si dhe 24-vjeçari me iniciale L. A., të dy banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/Tiranë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi në bashkëpunim me shtetasin A. M., i cili është ndaluar më parë nga polici, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, në vendin e quajtur “Stani i Varrosit” në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, kanë kultivuar disa bimë kanabis sativa.

Blutë sqarojnë se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe persona të tjerë, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur.  

“Po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.”,-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Tiranës.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja