GJIROKASTËR- Katër persona janë arrestuar në qytetin e Gjirokastrës pasi janë konstatuar duke kultivuar lëndë narkotike. Burime bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit e identifikuar si A. P., 38 vjeç, T. M., 39 vjeç, dhe E. K., 47 vjeç. Të tre këta shtetas së bashku kanë kultivuar lëndë narkotike në afërsi të një fashti, i quajtur Këllëz. Ndaj tyre rëndon akuza "Kultivim i lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim.
"Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 38 vjeç, banues në Gjirokastër; T. M., 39 vjeç, banues në Këlcyrë dhe E. K., 47 vjeç, banues në Kuçovë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike në një ambient të hapur, në afërsi të fshtatit Këllëz", thuhet një njoftimin e Policisë.
Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe një 62-vjeçar, i identifikuar me inicialet L. B. ka kultivuar lënd narkotike në bahçen e shtëpisë së tij. Ndaj tij rëndon akuza "Kultivim i lëndëve narkotike".
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në fshatin Mamaj, Tepelenë, pasi ka tentuar kultivoj bimë narkotike në bahçen e banesës së tij", shkruhet në njoftim.