Kultura dhe tradita shqiptare në
ditën kombëtare në Expo Milano

Kultura dhe tradita shqiptare në<br />ditën kombëtare në Expo Milano
Shqipëria ka festuar Ditën Kombëtare ne Expo Milano, që është dita kur e gjithë vëmendja e ekspozitës përqëndrohet tek promovimi i një vendi me kulturën, historinë, traditën, muzikën dhe folklorin, kulinarinë dhe atraksionet turistike e natyrore.

Dita Kombëtare është eventi kryesorë që shtetet organizojne në Expo, ku e gjithë vëmendja përqendrohet tek promovimi i Shqipërisë duke përfshirë kulturën, historinë, traditën, muziken dhe folklorin, kulinarinë dhe atraksionet turstike e natyrore.

Me rastin e lumturimit të Nënë Terezës, e gjithë Expo-ja flet shqip. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishin të pranishëm në pavionin e Shqipërisë, ku bënë prezantimin e vendit nga performanca ekonomike, klima e biznesit, mundësinë për investime, duke e vënë theksin tek turizmi për shkak të natyrës, mikpritjes shqiptare dhe kulinarisë. 

Ne fjalen e hapjes me rastine Dites se Shqiperise, Ministri Ahmetaj tha se pjesemarrja ne Expo eshte nje mundesi shume e mire per prezantimin e vendeve. Edhe Shqiperia eshte munduar te promovoje vlerat e saj qofte ne aspektin e tradites, kultures, kulinarise qe kane qene elementet ku eshte fokusuar kete vit Expo Milano, por edhe si nje destinacion atraktiv per turizmin.

Ministri beri nje prezantim te performances ekonomike te vendit, klimen e biznesit, mundesine per investime dhe lehtesite qe Shqiperia ofron ne kete drejtim, duke vene nje theks te vecante tek turizmi per shkak te natyres se bukur, mikpritjes shqiptare, ushqimit bio dhe cmimeve ekonomike. Ai promovoi edhe turizmin hitorik e kulturor, ekoturizmin, turizmin e aventures apo agroturizmin, si pjese e ofertes turistike te vendit tone. Ai falenderoi Kryekomisarin e pergjithshem te Expo z. BRUNO PASQUA per mbeshtetjen ndaj pavionit shqiptar dhe  te pranishmit.

Dita Kombëtare e Shqipërise u shoqërua me një interes të jashtëzakonshem vizitorësh dhe njeë sërë aktivitetesh promovuese.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)