Dirigjenti dhe kompozitori Ezio Bosso ka qenë i ftuar në Parlamentin Europian për konferencën e nivelit të lartë mbi kulturën europiane. Kompozitori Bosso shprehet se muzika nuk është vetëm një gjuhë, por një formë përsosmërie. Bosso foli për dallimin e Europës ku tha se dallimet duhen ruajtur me kujdes, por është një në fakt që na përket dhe që është rrënja jonë e vërtetë e ne evropianëve, që është muzika.
Ka një aspekt që merret me muzikën të cilës i përkas, ajo klasike, në mënyrën më të bukur që na shoqëron gjithmonë, që eshtë muzika. Po ju flet një fëmijë që kur ishte 4 vjeç ishte mësuar të ishte një europian, sepse është e lehtë, sepse ne që ia kushtojmë jetën muzikës që në moshë të vogël frekuentojmë gjermano-austriakët si Bethoveni apo francezë si Debuzi apo gjermanë si Brahms e Mendelssohn. Shikoni nuk ka kufi. Muzika nuk është vetëm një gjuhë, por një formë përsosmërie. Përsosmëria që na çon përtej. Prej qindra vitesh ne vazhdojmë të dëgjojmë dhe luajmë muzikën e Bahut, një djalë që bënte 60 km rrugë në këmbë për të njohur muzikën e Benedeto Marcelos që ishte muzika e tij. Apo Shubert që shpenzoi lekët e tij të fundit për të shkuar e për të dëgjuar Paganinin, jo sepse ishte një italian, por sepse ishte një violinist. Pra ne jemi si instrumente që përcjellim identitetin tonë. Dhe në fakt nëse e mendoni, e kemi përcjellë me dorë këtë identitet. Orkestra të cilën po dirigjoj tani dhe po vij pikërisht nga provat, është një orkestër italiane, ku violinë e parë është një rumun, violinçela e parë është një hungareze dhe megjithatë jemi të gjithë thjesht një orkestër.
Nga pikëpamja ime ne qëniet njerëzore jemi pak qesharakë sepse synojnë të shikojmë dhe të ngremë mure kur e kemi gjithçka në dorë. Ky vend i rëndësishëm kaq i dëshiruar kaq i luftuar, më vjen ndërmend atë dëshirë, është pak për të qeshur por e dini që Bethoven ëndërronte një Europë të bashkuar, jo rastësisht e kemi atë himn të lumturisë, që bën një lojë fjalësh. Ne që merremi me muzikë jemi të detyruar të mësojmë gjuhët që në fillim, sepse muzika flet italisht por është krijuar nga një Arezzo. Ai bën një lojë fjalësh mes fjalëve lumturi dhe miq. Arkitekturat krijojnë identitetin , krijojnë ndryshimin. Europa e ndryshimeve, Europa e vizionit, ajo që më pas kthehet në thelbësore . P.sh Mendelson që përshkruan Italinë me sytë e tij, në një simfoni që bëhet Italia në një Skoci. Apo Cajkovski që thotë Italia ime e dashur .
Dallimi i kësaj Europe kaq të rëndësishme, dallimet duhen ruajtur me kujdes, por është një në fakt që na përket dhe që është rrënja jonë e vërtetë e ne europianëve dhe që është muzika. Eshtë ajo që eleminon çdo kufi dhe që konsiderohet kultura europiane në vendet e tjera të botës. Gjithashtu kam dhe një apel të punojmë më shumë, siç bënte dikush që sot ka dhe ditëlindjen, quhej Klaudio Abbado. Ai 40 vjet më parë krijoi orkestrën e të rinjve të Komunitetit Europian. Mësuam nga ai që ishim të gjithë një orkestër. Europa është një orkestër të cilës duhet t’i drejtohemi dhe këto rrënjë për të cilat po flisja janë të shtrira. E kemi gjithçka në dorë. Ky vend quhet Parlament, por muzika na mëson gjënë më të rëndësishme, të dëgjojmë dhe të na dëgjojnë. Një muzikant i madh nuk është ai që i bie më fort, por ai që dëgjon më shumë tjetrin. Dhe nga aty problemet kthehen në mundësi. BESONI TEK MUZIKA BESONI TEK EUROPA.
Dirigjenti dhe kompozitori Ezio Bosso