Kultura merr 4% nga taksat e lotarisë
e kazinove, Kumbaro falenderon...

Kultura merr 4% nga taksat e lotarisë<br />e kazinove, Kumbaro falenderon...
TIRANE - “Do t’ju them dhe një lajm të gëzuar për kulturën”, u shpreh sot Ministrja e Kulturës, Kumbaro pas takimit me gazetarët e Kulturës.  “Dje u aprovua ne Kuvend ligji për Lojërat e Fatit dhe u përfshi në të edhe propozimi i deputetit Erjon Braçe për të rritur taksën në favor të Kulturës nga të ardhurat vjetore, jo vetëm të lotarisë kombëtare, por edhe të kazinove.”
 
Kumbaro pohoi se taksa për kulturën “është caktuar 4 për qind”. Ministria e Kulturës Kumbaro u shpreh se në projektligjin për Lojërat e fatit që qeveria paraqiti në Kuvend, “përfshiu për të parën herë një takse të dedikuar për kulturën, nga llotaria kombëtare”, duke shtuar më tej se për “mbështetjen falënderon veccanërisht Erjon Braçen dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që e votuan këtë propozim.”
 
Në takimin me gazetarët Kumbaro bëri një paraqitje grafike të punëve të realizuara nga MK nën drejtimin e saj.
 
Edhe pse takimi ishte menduar si një takim informal, tri çështjet që u debatuan më tepër ishin niveli jo i kënaqshëm artistik i teatrove kombëtare, problemet e trashëgimisë, sidomos në fushën e restaurimeve dhe distancat e krijuara në marrëdhëniet kulturore me Kosovën. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin