Kultura, Rama: S’do e shohim
si aheng, siç bën Berisha

TIRANË – Në vijim të prezantimit të shtyllave të programit të saj qeverisës “Për një Rilindje Kombëtare”, PS ka mbledhur sot tryezën për kulturën.
Kryeosocialisti Rama tha se PS do të ndryshojë qasjen ndaj kulturës duke u vendosur në kontekstin e një vendi që nëpërmjet krijimtarisë artistike, të ndërrojë edhe politikën ndaj kulturës.
“Duhet ndërruar politika e qeverisës ndaj kulturës dhe arteve. Deri më sot ka qenë tejet e kufizuar brenda nevojës për të financuar në pjesën më të madhe një kulturë tërësisht komerciale dhe nga ana tjetër për të dhënë një lëmoshë për atë që përbën vijimësinë në pasurimin e fondit të kulturës tonë”, tha Rama.

Kryesocialisti kërkoi që “grupi që do të punojë për detajimin e kësaj pjesë të programit, të ndërtojë një proces me sa më shumë pjesëmarrje dhe të bazohet sa më shumë në eksperiencat e deritanishme qoftë për të reflektuar, ose për të përfituar nga historitë e suksesit të njerëzve të kulturës dhe artit.”

Ai tha se pikat kryesore ku duhet të punohet janë:
1. Shqipëria europiane, kooperimi kulturor në rajonin tonë dhe më gjerë si një shtyllë kryesore e politikave kulturore. Trashëgimia kulturore si një pasuri e cila nuk mund të lihet më tutje në degradim.
2. Administrimi kulturor si domosdoshmëri për të reformuar mekanizmin shtetëror për kulturën sot.
3. Libri dhe politikat me librin.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen