...
Kryetarja e Komisionit Arta Dade tha se pavarësisht prezencës së përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme, situata në Maqedoni vijon të jetë e përkeqësuar, duke kërkuar njëherësh nga autoritetet vendase që të zbardhin konfliktin e armatosur që shpërtheu të shtunën.
Dade ripërsëriti apelin ndaj presidentit të Republikës Bujar Nishani për të dekretojë ambasadorin shqiptar Fatos Reka në Maqedoni. Ndërkohë nga ana tjetër, deputeti demokrat Aldo Bumçi tha se ngërçi është krijuar nga mazhoranca e cila nuk është konsultuar më herët me kreun e shtetit për emrin e ambasadorit. Ndërsa referuar situatës në Kumanovë, Bumçi nuk nguroi të bëjë shkaktarë “sistemin Putinist” siç e quajti ai, që kryeministri Gruevski ka vendosur në Maqedoni.
