ITALI - Kryesisht nga Vlora, Tirana, Durrësi,Elbasani, Fieri dhe Berati. Kjo del sipas sondazheve, që dega e PS në Itali ka bërë në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Kreu i Partisë Socialiste në Itali, Edmond Kumaraku, shpjegon për “Shqiptarja.com”, se përse emigrantët “e zhgënjyer në 20 vjet”, nisur thjesht nga “interesi i tyre”, kanë zgjedhur paketën e Rilindjes dhe që të vijnë me shpenzimet e tyre vetëm për të votuar drejt Shqipërisë. Ai shpjegon pesë nga pikat se si do të përfitojnë emigrantët shqiptarë në 100 ditët e para të Rilindjes. Kumaraku tregon se si ministrja e re e Emigracionit, Cecile Kyenge e ndihmoi për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë në kufi, për të mospasur abuzime me zgjedhjet.
Zoti Kumaraku, ju po zhvilloni një fushatë krahinë më krahinë të Italisë me të njëjtin ritëm dhe shpërndarje në territor siç po ndodh në Shqipëri. A keni një numër të përafërt të emigrantëve shqiptarë, që do të vijnë nga Italia për të votuar pasnesër?
Sipas sondazheve tona nga Italia pritet të vijnë më shumë se 10.000 emigrantë për të votuar Rilindjen. Ardhja ka filluar ndërkohë, si me tokë nga Sllovenia-Kroacia, si me avion me Air-On e si me tragetet Bari-Brindisi.
Në mazhorancë kryesojnë emigrantët nga qarku i Vlorës, më pas i Tiranës, pastaj Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Berati. Këto janë qarqet, që kanë një fluks më të madh me emigrantë po shkojnë në Shqipëri totalisht me shpenzimet e tyre. Ne kemi bërë thjesht punën e sensibilizimit dhe orientimit në kursimin e kohës dhe intinerareve më të lira.
Si i keni bindur dhe çfarë i ka shtyrë emigrantët të vijnë për Rilindjen, edhe me shpenzimet e tyre, ndërkohë që mazhoranca, sipas asaj që e keni akuzuar, po u ofron emigrantëve bileta ajrore falas?
Strukturat tona kanë kohë që po punojnë me një plan të detajuar, që në nëntor të vitit të kaluar, duke sensibilizuar emigrantët, që të prenotonin lejen e zakonshme rreth datës 23 qershor, (sipas ligjit italian një punëtor mund të prenotojë gjysmën e lejes së tij në datat që mund t’i vendosë ai e gjysmën tjetër e vendos punëdhënësi).
Puna jona ka qenë ndryshe nga kundërshtari ynë; me program dhe argumente për shtjellimin e problemeve, shërbimeve dhe koncensioneve, që janë të lidhura direkt me interesat e emigracionit shqiptar me banim në Itali, të cilët tashmë kanë mbi 20 vjet, që në vend të lehtësohen janë ndërlikuar vit pas viti nga çdo qeveri, nga çdo ministër, nga çdo ambasador që ka kaluar nëpër zyrat përkatëse të qeverisë shqiptare si në Shqipëri, ashtu edhe në territorin italian.
I njëjti handikap institucionalo-ligjor është akumuluar edhe në Itali; kemi parasysh që edhe në Itali ka mbi 10 vjet që në pushtet është e djathta me të djathtën ekstreme 'Lega Nord', që vit pas viti ka thelluar heqjen e të drejtave legjitime të shqiptarëve me banim në Itali. Për të gjitha këto arsye disfavoruese për të gjitha brezat e emigracionit në Itali, shqiptarët e Italisë do të votojnë Rilindjen.
A janë zhbllokuar deri diku 40 mijë kartat e identitetit, të cilat, sipas asaj që e keni ngritur problem në media dy muaj më parë, mbaheshin të bllokuara në konsullatat shqiptare në Itali?
Kartat e identitetit ende nuk janë zhbllokuar; vazhdon të jetë e njëjta procedurë nëpër përfaqësi dhe më e turpshmja është se, në vend që t’u vihet emigrantëve në ndihmë, po u imponohet disa emigrantëve të dobët, që nëse e duan pasaportën dhe kartën menjëherë, mjaftojnë të shkojnë në 23 qershor në Shqipëri për të votuar PD-në dhe do të kenë edhe rrugën, edhe pasaportën falas.
A do të regjistrohen shqiptarët teksa kalojnë kufirin italian, e kundërta e së cilës - po sipas jush dy muaj më parë - mund të lërë shteg për abuzime elektorale me ta?
Për fat të shqiptarëve, e theksoj të të gjithë shqiptarëve pa dallim ngjyrash, ne ia arritëm një marrveshjeje, që të gjithë shqiptarët që do të kalojnë kufirin italian po regjistrohen nga e hëna e kaluar edhe në kufirin italian përveç atij shqiptar, për të shmangur kështu mungesën e kontrollit për abuzimet me votën e emigrantëve; duke u votuar në emër të tyre edhe pa votuar fare ata, edhe pa qenë fare ata në Shqipëri.
Kjo arritje u realizua me ndihmën e mikes time dhe të gjithë shqiptarëve, të ministres së re të Emigracionit, Cècile Kyenge, e cila u interesua direkt dhe me një urdhëresë të brendshme më është konfirmuar me telefon, se do të bëhen kontrolle indiferente, pa komplikuar sistemin, por vetëm në identifikim. Kontroll, i cili në rast se do të faktohet me fakte, do të denoncohet në organet kompetente të asaj pike kalimi.
Çfarë do arrini me Rilindjen brenda 100 ditëve për emigrantët?
Brenda 100 ditëve të para, pika e parë më kryesore e mazhorancës së majtë në parlament do të jetë arritja e votës së emigracionit. Në votën e emigracionit, paketa e ligjit ka dy objeksione; votën e emigracionit si për përfaqësuesit e tyre në këshillat bashkiakë, ku ata kanë rezidencën, ashtu edhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Kjo do të ndikojë, që edhe brezi i ri i lindur në Itali të mos harrojë interesimin për Shqipërinë, për pronat e trashëguara nga gjyshërit dhe familja.
Më pas gjatë mandatit do vazhdojmë me pikat e tjera; pika e dytë janë pensionet, të cilat do të njehësohen menjëherë brenda 100-ditëshit të parë. Njehësimi do të bëjë të mundur njohjen e viteve të punës, që një emigrant ka punuar në Shqipëri dhe anasjelltas. Do të bëjë të mundur, që emigranti të jetojë ku të dojë pas marrjes së pensionit në sistemin ku ai del në pension. Pra nëse del në pension në Shqipëri atij do t’i llogariten vitet që ka punuar në Itali sipas standardeve dhe llogaritjeve të sistemit italian dhe të atij shqiptar dhe anasjelltas.
Pika e tretë, një tjetër pikë e rëndësishme e njëqinditëshit të parë për emigracionin do të jete edhe menaxhimi i shërbimeve konsullore nga përfaqësuesit e specializuar nga emigracioni. Do të rilindë edhe një herë ky shërbim kaq i rëndësishëm për shqiptarët e Italisë. Shërbime dhe përfaqësi, që tashmë janë të politizuara, të kthyer në çerdhe të familjarëve të politikanëve, të kthyer në kurthe korruptive të seksereve në shfrytëzim të emigrantëve, të kthyer në akumulim dhe shtim artificialisht të burokracisë kundrejt dokumentacioneve në nevojë të emigracionit. Në të gjitha këtyre anarkive do t’u japim fund, duke filluar që nga rinovimi i dokumentave, kompania e dhënies së këtyre dokumentave, nga sistemi i përfaqësimit konsullor që do të jetë i përqendruar në një program-projekt, që konsullatat te merrem me koordiminim e qendrave gjuhësore dhe kulturale dhe të shoqatave shqiptare, e jo të shfrytëzimit të tyre, që bëjnë aktualisht duke i mos koordinuar e duke i kthyer disa prej tyre si satelitë të korrupsionit në favor të konsujve dhe funksionarëve të këtyre përfaqësive.
Pika e katërt do të jetë paketa financiare lehtësuese për trasferimin e kapitalit të biznesit dhe vlerës monetare, që shqiptarët me banim në Itali do të kenë dëshirën ta kthejnë në Shqipëri. Edhe kjo paketë do të ketë një rëndësi të veçantë në bizneset e sukseshme, që punojnë aktualisht në pika të rëndësishme të ekonomisë italiane duke ardhur në Shqipëri e duke sjellë me vete edukatën dhe përvojën europiane edhe në Shqipëri. Shumë familje shqiptare në këtë krizë po konsumojnë të ardhurat e tyre, të akumuluara prej vitesh në Itali, lehtësimi financiar do të kthejë vëmendjen e tyre, që këto lekë t’i investojë në pasuritë e tyre të trashëguara, duke ndikuar në rritjen e ekonomisë shqiptare e duke shtuar edhe punësimin falë edhe kësaj pakete financiare.
Pika e pestë, pika kryesore do të jetë edhe liberalizimi i çmimeve të fluturimeve dhe lundrimeve sipas standardeve europiane e rajonale, që liberalizimi që do të ndikojë menjëherë në rritjen e standardeve të shërbimeve si në fluturime ashtu edhe në lundrime, i uljes se çmimeve dhe qëndrueshmërisë së tyre me ane të kontrollit përkatës, që do të jetë strikt dhe me kritere. Do të fillojnë diskutimet e koncensioneve të aeroporteve të vegjël dhe porteve të vegjël shqiptare, duke zhbërë globalizimin e tyre në aeroportin e Rinasit dhe portin e Durrësit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com