TIRANË - Në studion e "A1 Report' ishte sot i ftuar i ditës kreu i degës së PS në Itali, Edmond Kumaraku. Sipas tij, në këto zgjedhje u bë e mundur, që emigrantët të ndihen pjesëmarrës të familjes së madhe socialiste në Shqipëri dhe kudo në diasporë. Kumaraku ka shpjeguar se "me emigrantët kemi punuar vullnetarisht, me zemër, me tematika dhe programe. Nuk i kemi sjellë, duke u paguar biletën. Sipas tij, vetë emigrantët ndihmuan që pala tjetër të falimentojë. Nuk mund të sjellësh një shqiptar, duke i ofruar një biletë, por duke mos u propozuar asnjë alternativë. Kjo nuk është zgjidhje, por poshtërim".  

Por kjo si falë një pune për një kohë të gjatë. Përfshirja e socialistëve në emigracion është punë e një kohe të gjatë. Është bërë një punë shumëvjeçare për statusin, por një punë e shkëlqyer edhe e Erjon Veliajt, që arritëm të sjellim nga Italia në Greqi, që të arrijmë në një pjesëmarrje të shumë të kënaqshme.
 
"Me emigrantët kemi punuar thjesht, vullnetarisht, me zemër, me tematika dhe programe. Nuk i kemi sjellë, duke u paguar biletën. Kemi punuar që ata ndiejnë vlerën e tyre, që vetë e ardhmja, problematikat e tyre të zgjidhen me vullnet politik, jo me detyrim. që ata ta ndiejnë si detyrë. Ne thjesht u kemi shpjeguar në çdo qytet, shtëpi, se çfarë mund të bëjë PS për emigrantët, sidomos dy vitet e fundit", shpjegoi Kumaraku.

"Pala tjetër tentoi në mënyra të tjera. Vetë emigrantët ndihmuan që pala tjetër të falimentojë sipas vizionit të tyre. Krijoi një taktikë shqiptare, por anti-shqiptare, sepse nuk mund të sjellësh një shqiptar, duke i ofruar një biletë, por duke mos u propozuar asnjë alternativë. Kjo nuk është zgjidhje, por poshtërim.  

Ai shtoi se "emigracioni shqiptar ka mbi 20 vjet, që është i abandonuar nga politika, por ishte PS që e ndjeu, e preku problematikën e tyre nëpërmjet një vullneti politik".

"Nuk kishim frikë nga kundërshtarët tanë, por obligim, që nga gjenerata e parë deri te e treta, për të arritur një gamë të madhe të të drejtave apo barazive të emigrantëve, që jetojnë atje", u shpreh Kumaraku.
 
"Programi ynë i ka të gjitha; si për atë që ka vendosur të jetojë në Itali, si për atë mund të kthehet. Italia ka shumë probleme burokratike dhe kanë mbizotëruar politikat ekstreme të djathta, shumë të drejta emigrantëve u janë mohuar". Kumaraku ka treguar se fillimisht është punuar për strukturën, pastaj që kjo strukturë të piqej.
 
Punuam shumë me telefonatat javën e fundit, te të gjithë simpatizantët e majtë, edhe tek familjarët Sepse alternative jonë ishte një alternativë për jgithë emigrantët. Kriza ka treguar se familjarët, pensionistët nisën të tkurren e të vijnë në Shqipëri.
 
Pas fitores, dovijohet me programin për 100 ditëshin e parë, 300 ditëshin e parë dhe gjithë kërkesat e emigrantëve mendojmë t’i realizojmë me përfundimin e mandatin e parë të kryeministrit Rama", theksoi kreu i PS në Itali. .
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)