TIRANE - Kryetari i degës së Partisë Socialiste për emigrantët në Itali, Edmond Kumaraku ka thënë dje se e majta ka një program të veçantë për emigrantët, të cilin duhet ta zbatojë. Ai vuri theksin se qeveria e re do të krijojë institucione të veçanta, ku do tu krijohen lehtësira emigrantëve duke filluar që nga votimi dhe ndërkomunkimi.

“Pika e parë që është e rëndësishme për qeverinë, është pikërisht zgjidhja e problemit për emigrantët që jetojnë jo vetëm në Itali, por kudo. Partia Socialiste ka një program të qartë për emigrantët që sigurishst do të duhet ta zbatojë”, tha Kumaraku dje.

Ndërkohë që pak ditë më parë, kreu i degës së PS në Itali denoncoi edhe faktin e bllokimit të rreth 50 mijë kartave të identitetit të emigrantëve në Itali për shkak të procesit të votimit. Në këto zgjedhje pati një fluks të lartë të votimit të emigrantëve, të cilët në shumicën e rasteve ishin të organizuar edhe partitë politike.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)