Kumbaro i ka kushtuar
Britanisë 100 mijë sterlina

Kumbaro i ka kushtuar<br />Britanisë 100 mijë sterlina
Sipas të gazetës Britanike “Daily Star”, Ilir Kumbaro i shpallur në kërkim nga policia britanike për llogari të Shqipërisë mund të jetë arratisur drejt Kinës.

Gazeta britanike, në shkrimin me titull “Bosi i Torturës ju kushtoi juve 100 mijë Sterlina” shkruan se Ilir Kumbaro, i cili tashmë është në arrati i ka kushtuar taksapuaguesve britanikë 100 mijë sterlina ose 170 milionë lekë.

Gazeta shkruan se sot po zbulojmë tërë historinë e gënjeshtrave të cilat mashtruan autoritetet britanike për më shumë se një dekadë nga të cilat ai përfitoi shumën gjashtë shifrore në përfitime sociale.

Kumbaro akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, në vitin 1995. Atij i është dhënë leje qëndrimi për në Britani që nga gushti i vitit 1996, pas pretendimeve të tij se ai ishte refugjat kosovar, duke u paraqitur me emrin e rremë ,Shaqa Shatri.

Ai nuk është paraqitur në gjyqin e tij i caktuar para një jave. Sipas “Daily Star” Kumbaro ka përdorur pasaportën e tij britanike për të udhëtuar drejtë Kinës disa herë më parë dhe tashmë dyshohet se ndodhet atje i fshehur.

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)

'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)