Kume: Legjislacioni zgjedhor duhet 
t’i përshtatet ndarjes së re territoriale

Kume: Legjislacioni zgjedhor duhet <br />t’i përshtatet ndarjes së re territoriale
TIRANE- Ish-kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume shprehet se legjislacioni zgjedhor në vendin tonë, duhet t’i përshtatet situatës aktuale në të cilën ndodhemi. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.Com”, ai sqaron se ndryshimet në Kodin Zgjedhor përsa kohë bëhen me seriozitetin e duhur, nuk duhet të afektohen negativisht për faktin se nuk po bëhen në kohë.

Ndërkohë, ai duke iu referuar situatës aktuale me ndarjen e re territoriale në 61 njësi administrative, thekson rëndësinë e asaj çfarë duhet të ndryshojë në Kodin Zgjedhor. Në gjykimin e tij, ndryshimi nuk duhet të bëhet vetëm në terma, ku fjala komunë të zëvëndësohet me bashki, por t’i kushtohet një rëndësi e veçantë krijimit të administratës së nivelit të dytë, Komisioneve Zonale të Qendrave të Votimit. Për këtë Kume sjell në vëmendje shembullin e Bashkisë së Tiranës e cila ndryshe nga komunat dhe bashkitë e vendit e ka pasur ndryshe administratën e nivelit të dytë.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!