Strukturat e Partisë Socialiste në qytetin e Kukësit kanë nisur sot një grevë urie, duke u mbyllur brenda selisë së partisë në këtë qytet.

Arsyeja që japin grevistët për vendimin e tyre ekstrem, janë braktisja që sipas tyre u ka bërë kryetari i partisë dhe i deleguari.

Kryetari i Partisë Socialiste në Kukës Erjon Duraku, i kontaktuar nga Shqiptarja.com e mohoi një lajm të tillë, por sipas burimeve brenda grevës ky mohim vjen pasi kryetari vetë është kundër kësaj proteste.

Sipas burimeve edhe në këto momente grevistët janë të mbyllur brenda selisë së PS-së, sikurse mund të shihet edhe nga kjo foto.

greva ps kukes

Përmës një deklarate për shtyp të bërë nga grevistët sot (të cilën mund ta lexoni më poshtë), ata kundërshtojnë delegimin e Safet Gjicit në vend të Mimi Kodhelit për qarkun e Kukësit, duke argumentuar se Gjici nuk përfaqëson interesat e socialistëve në Kukës.

greva ps kukes

(Deklarata për shtyp e grevistëve të PS në Kukës)

s.k/Shqiptarja.com