Ju në referatin tuaj u munduat të ndriçonit një hapësirë kohore 100-vjeçare të historisë së Shqipërisë në vetëm 10 minuta dhe ajo që më bëri përshtypje më shumë ishte retorika dhe ngazëllimi me të cilin ju në mënyrë sistematike folët vetëm për problematikat e popullit shqiptar duke e paraqitur shpalljen e Pavarësisë si një fenomen rastësie, dhe ekzistencën 100 vjeçare të tij akoma më rastësor. Ju në referatin tuaj folët për një Shqipëri që vetëm probleme gjeneron dhe nuk përmendet një gjë a ndihmesë që ky popull i ka dhënë kulturës europiane… sigurisht që Shqipëria nuk është Austria, sigurisht që nuk është as Franca e Anglia, por nuk mund të presësh më shumë nga një popull që për 500 vjet ka qenë nën pushtimin e një perandorie obskurantiste në cep të saj ku edhe ai ndriçim i asaj perandorie nuk kishte mundësi të depërtonte deri në kufijtë e vendit tim.
Shpallja e Pavarësisë ishte një ëndërr, që sado u vonua në realizim erdhi më në fund, por që u shoqërua me ngjarjet fatale për kontinentin si fillimi i LIB, prishja e strukturës së aleatit të madh të saj, perandorisë Austro-Hungareze, pushtimin nga Italia, LIIB e deri në 50 vjet diktaturë komuniste. Mos vallë është Shqipëria fajtore edhe për këto? Komunizmin nuk e shpikën shqiptarët, ai u shpik diku larg, por u soll në Shqipëri dhe fatin e Shqipërisë e përjetuan edhe shtete me një strukturë e kulturë më solide se ajo.
Sigurisht që Shqipëria është një vend fragil, por unë nuk e mbështes mendimin tuaj se vendi im është një faktor problematik dhe mos-stabiliteti në rajon. E kundërta është i nderuari profesor! Shqipëria është stabiliteti i rajonit dhe këtu më duhet të sjell në kujtesë të kësaj salle, akademisë ushtarake që mban emrin e Perandoreshës Maria Theresia se nga territori i Shqipërisë nuk është startuar asnjë agresion a luftë karshi popujve të tjerë, por e kundërta ka ndodhur dhe ne jemi dëshmitarë të historisë recente, asaj të luftës në Kosovë ku Austria dha një ndihmesë e që i nderuari gjeneralmajor Norbert Sinn e përmendi dhe ku ambasadoret e vendeve pjesëmarrëse në këtë sallë, në veçanti ai i Kosovës mund ta vërtetojnë se nuk ishte Kosova, por Serbia ajo që bëri gjenocidin. Moderatori i këtij simpoziumi, prof.Birnbauer kur më prezantoi mua tha se në 2003 më është dhënë një medalje në kryeministrinë e Austrisë për merita të veçanta, në 2011 Presidenti I Parlamentit Europian më dha medaljen "European Citizen" për merita të veçanta për BE. E pra, unë, Fate Velaj nga Kanina, erdha në Austri si askushi, por tregova se
Shqipëria ka djem e vajza si unë nga të cilët mund të përfitojë Europa dhe Bota.
shkrimi u publikua ne gazeten Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com