Banorët e bashkisë Divjakë për të katërtën mbrëmje radhazi protestuan në sheshin qendror të Divjakës.
Në mbështetje të tyre kundër projektit të socialistëve, kundër shkrirjes së bashkisë Divjakë me Lushnjën ka dalë dhe administrata dhe kryetari i bashkisë.
Bashkia e Divjakës sipas banorëve i plotëson kushtet për të qëndruar më vete, qoftë në aspektin ekonomik ashtu edhe sa i takon resurseve të tjera si parku kombëtar Divjakë Karavasta, pylli, laguna dhe plazhi
Qytetarët e Divjakës kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit duke bërë thirrje që edhe të tjerë t’i bashkohen në protestë kundër ndarjes së re territoriale.
Propozimi i mazhorancës shkrin 15 bashki, çka ka sjellë protesta në disa qytete ndërsa këshillat bashkiak të Libohovës dhe Klosit e kundërshtuar edhe zyrtarisht projektin dhe pritet që qëndrimet e tyre t’ia dërgojnë qeverisë. Kryeministri Rama ka thënë se harta është në konsultim dhe se zëri i çdo qytetari do dëgjohet










