Kundër draftit, LSI mund të
përjashtojë Përparim Spahiun 

Kundër draftit, LSI mund të<br />përjashtojë Përparim Spahiun 
Qëndrimi i deputetit të Lëvizjes socialiste për Integrim Përparim Spahiu se është kundër monitorimit të vettingut nga ndërkombëtarët, ka shkaktuar reagime në radhët e kësaj partie.
 
Burime nga LSI e kanë cilësuar deklaratën e Spahiut tërësisht personale, duke shprehur distancim të plotë. Ndërsa shprehen se javën tjetër do të mblidhet grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për të vendosur mbi qëndrimin që do të mbahet ndaj deputetit dibran. Madje ato paralajmëruan se mund të shkohet deri përjashtim të Përparim Spahiut.
 
Situata duket se është tensionuar pas dy statuseve të njëpasnjëshme në Twittwr të Spahiut, i cili shpreh qëndrimin kundër monitorimit të procesit të vettingut nga ndërkombëtarët.
 
E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!”, shkruan në Twitter deputeti i LSI, Përparim Spahiu.
 
Pak ditë më parë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar se, 20 votat e LSI do të jenë pro Reformës në Drejtësi.
 
Për miratimin e Reformës në Drejtësi duhen 94 vota në Parlament. Referuar ekuilibrave aktuale, shumicës në pushtet, i duhen votat e 5-6 deputetëve të opozitës për miratimin e projektit kushtetues, gjithnjë nëse nuk do të ketë një dakordësi mes palëve për modalitetet e zgjedhjes së anëtarëve jo gjyqtarë në institucionet kryesore të drejtësisë së re.
 
Në rrethet politike dhe mediatike flitet për disa deputetë të PD, të cilët mund të braktisin frontin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, duke votuar Reformën në Drejtësi, pa pikën 88.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë