Kundër një shqiptari në Conference League, Hysaj: Lazio kërkon trofeun

Kundër një shqiptari në Conference League, Hysaj: Lazio kërkon trofeun

Elseid Hysaj

Lazio dhe CFR Cluj luajnë nesër në 21:00 për ndeshjen e parë në 1/8 e Conference League. Ndeshja e parë zhvillohet në "Olimpico" të Romës, me mbrojtësin shqiptar të "Shqiponjave", Elseid Hysaj që ka folur para ndeshjes. Te rumunët kundërshtar i Hysaj do jetë edhe shqiptari i Kosovës, Ermal Krasniqi.

"Duam të fitojmë Conference League. Mund t’ia dalim. Të gjithë lojtarët duan të kenë një trofe më shumë në karrierën e tyre", kështu e nisi bisedën Elsi Hysaj.

Më pas Hysaj foli edhe për ecurinë e këtij sezoni në Serie A.

"Si po shkon ky sezon? Jam më i qetë dhe po përmirësohem. Nuk dua të dorëzohem deri në fund. Ndihem më i qetë se më parë. Kemi parë një video të Cluj, por fusha ishte e ngrirë. Kanë 3-4 lojtarë që bëjnë diferencën. Nuk duhet t’u lejojmë hapësira”, shprehet shkodrani.

Më pas një koment për Sarrin, me të cilin ka punuar edhe tek Empoli e Napoli.

“Ai nuk zbutet kurrë. Më pëlqen mënyra sesi i bën lojtarët të kuptojnë idetë e tij. E njoh prej vitesh, ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet. Jemi një skuadër dhe një grup i madh. Duhet të përmirësojmë disi mentalitetin. Duhet t’i menaxhojmë mirë ndeshjet çdo tri ditë. Ndihem më mirë, pasi më keq se vjet nuk mund të bëhej. Më vjen mirë që kam rifituar besimin e të gjithëve. Puna të shpërblen gjithmonë”, përfundoi mbrojtësi Hysaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD