TIRANË- Me thirrjet “standard jo diktaturë”, studentët e mjekësisë së Universitetit të Tiranës kanë protestuar këtë të martë në ambientet e rektoratit. Njëzëri, studentët thanë se përballë fenomenit që po përballet vendi ynë, është e udhës që shteti të japë zgjidhje e jo të detyrojë studentët të punojnë 3 vite me detyrim në Shqipëri.

Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë.

Në prononcime për mediat, ata u shprehën të vendosur se nuk do i ndalin protestat dhe se nuk do bëjnë kompromise.

“Ne nuk duam të ndihemi të kushtëzuar, e vendosim vetë se çfarë do bëjmë me jetën tonë. Ne duam të rrimë këtu, të ikim jashtë, është puna jonë dhe askush tjetër.

Tarifa 5 mijë euro është marramendëse. Ne do jemi gjithnjë kundra dhe nuk ndalemi nga protestat.”- thanë një nga studentët

Një nismë e tillë që ende nuk është bërë konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.

Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Studentët e mjekësisë në protestë: S’kemi pse të ndihemi të kushtëzuar! Se ku duam të ikim është puna jonë! Tarifa 5 mijë euro është marramendëse

 

Një student i mjekësisë ka folur ditën e sotme teksa janë duke protestuar për punësimin e detyrueshëm. Ai tha se nuk ka pse të ndihen të kushtëzuar se ku duan t’i vazhdojnë studimet apo se ku duan të punojnë.

“Ne nuk duam të ndihemi të kushtëzuar, e vendosim vetë se çfarë do bëjmë me jetën tonë. Ne duam të rrimë këtu, të ikim jashtë, është puna jonë dhe askush tjetër.

Tarifa 5 mijë euro është marramendëse. Ne do jemi gjithnjë kundra dhe nuk ndalemi nga protestat.”- tha studenti.

Ora 11:17
Studentët e mjekësisë në protestë: E padrejtë! Përmirësoni kushtet që të rrinë mjekët, s’na detyroni dot të punojmë këtu

 

Studentët e mjekësisë, kanë kundërshtuar planin e qeverisë për punësimin me detyrim. Ata thonë se kurrsesi nuk do duhet të detyrojnë studentët të rrinë këtu.

“Kundërshtim për ministrinë e Arsimit dhe Shëndetësisë.  Ne jemi të bashkuar sot për qëllimin tonë të përbashkët për refuzimit të kësaj nisme. Ne jemi të vetëdijshëm për largimin e mjekëve por nuk pranojnë detyrimin si zgjidhje. Aktin e konsiderojmë të padrejtë. Detyrimi i mjekëve për të ndenjur në Shqipëri, është shkelje e demokracisë. Ata na thanë që shtetit i duhet të shpenzojë 5 mijë euro për studentët, që nuk është fare e vërtetë pasi fakultetet kanë shumë probleme. Ne këtë nuk e pranojmë këtë as tani, as në sezon kur studentët të mos jenë këtu. Kur përballeni me fenomenin, pyesni veten se pse po ikin. Ne duam përmirësime konkrete. Përmirësoni kushtet dhe mjekët do të rrinë. Mjeku do duhet ftuar jo detyruar.”- thotë një studente e mjekësisë.

Ora 11:07
Nis protesta e studentëve të mjekësisë para rektoratit të UMT-së! Refuzojnë punësimin me detyrim

 

Studentët e mjekësisë janë paraqitur ashtu siç e kishin lajmëruar para rektoratit të UMT-së.

Ata refuzojnë punësimin me detyrim.