TIRANË- Studentët e mjekësisë në Tiranë shënjuan sot simbolin e protestës së tyre. Ata varën bluzat e bardha dhe në kangjellat e ministres, pasi marshuan nga rektorati i UMT drejt Ministrisë së Arsimit.

Duke theksuar shpesh herë frazën ‘S’ka kompromis’ ata theksuan se nuk pajtohen me draft-propozimin e qeverisë I cili parashikon punësim të detyruar për tri vite pas mbylljes së studimeve ose në të kundërt tarifa të larta studimi të ngjashme me ato të universiteteve private.

“Zgjidhja e vetme dhe e qëndrueshme e këtij problemi kalon mes një angazhimi serioz në kushtet e punës dhe rritjes së pagave në bazë të një meritokracie. Ne kemi rënë dakord që fillimisht të mblidhemi brenda universitetit duke marshuar drejt MSH sepse është përfshirë në hartimin e këtij projekti. Ata s’dhanë përgjigje dhe ne vendosëm të protestojmë sërish kundrejt këtij indiferentizmi. Aktualisht nuk ka konsultime, ka patur dy takime, aktualisht nuk ka pasur tentativa të ketë sërish. Ne kemi mbetur në nivelin e protestave.”-tha studenti.

Një kërkesë të dytë të protokolluar e dorëzuan në ministri. Ndër të tjera kërkojnë kushte dhe standarde për praktikat profesionale nëse duan vërtetë të frenojnë ikjen e mjekëve.

Studentët I lanë afat ministres Kushi deri të hënën për plotësimin e kërkesave në të kundërt protestat e tyre do të përshkallëzohen. Ata propozojnë gjetjen e zgjidhjeve demokratike në mënyrë që mjekët të mos largohen nga vendi.

Një nismë e tillë që ende nuk është bërë konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
VIDEOLAJM/ Studentët e mjekësisë protestë para Ministrisë së Arsimit, varin ‘bluzat e bardha’ në shenjë simbolike  

 

Në shenjë simbolike, studentët e mjekësisë kanë zgjedhur të varin ‘bluzat e bardha’ në shenjë simbolike të protestës së tyre.

Ora 12:04
Studentët e Mjekësisë zhvendosin protestën, nga rektorati marshojnë drejt ministrisë së Arsimit: S'duam punë me detyrim, na plotësoni kushtet

 

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë zhvendosur protestën e tyre nga rektorati drejt Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, duke bërë thirrje kundër punësimit të detyruar.

Të veshur me uniformat e bardha dhe me pankarta në duar mjekët e ardhshëm  i kanë bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga vendimi për punësimin e detyrueshëm të tyre, për tre vite pas përfundimit të shkollës së mjekësisë.

Ata kanë vijuar me thirrje ndaj Ministres Kushi, teksa kanë ‘pushtuar’ dyert e institucionit të Ministrisë së Arsimit.

Ky vendim vjen për shkak të planit të qeverisë, që parashikon që studentët e Mjekësisë duhet të punojnë 3 vite në Shqipëri, përpara se të diplomohen.

Kujtojmë se studentët e Mjekësisë kanë zhvilluar edhe protesta të tjera lidhur me këtë projekt-vendim të qeverisë.

 

Ora 10:59
Studentët e Mjekësisë sërish në protestë, Report Tv zbardh kërkesat e tyre për institucionet

 

Studentët e Mjekësisë kanë protestuar sërish këtë të premte lidhur me vendimin për punësimin me detyrim që është duke u përfolur nga Ministra e Arsimit.

Studentët kanë parashtruar disa kërkesa për institucionet përkatëse: