Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit në Washington, që ka deklaruar se bëhet fjalë për numrin dy të misionit diplomatik në kryeqytetin kinez, David Rank.
Në një mbledhje Rank tha se nuk mund ta mbështesë një vendim të tillë dhe se do të njoftojë autoritetet amerikane dhe kineze për tërheqjen e tij nga detyra.
Rank, që mori detyrën në janar 2016, ishte diplomati më i lartë amerikan në Kinë dhe shërbente si ambasador në detyrë. Pritet që detyrën e tij do ta marrë Terry Branstad i zgjedhur nga presidenti Trump.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
