Kundërpërgjigja, edhe Rusia
dëbon 23 diplomatë britanikë
Moska ka urdhëruar sot 23 diplomatë britanikë që të largohen nga Rusia si kundërpërgjigje ndaj të njëjtës masë që ishte marrë nga Londra disa ditë më parë, pas tentativës për të vrarë në Angli me gaz nervin një ish-spiun rus dhe vajzën e tij, gjë për të cilën Britania ka akuzuar Rusinë.
Moska ka urdhëruar sot 23 diplomatë britanikë që të largohen nga Rusia si kundërpërgjigje ndaj të njëjtës masë që ishte marrë nga Londra disa ditë më parë, pas tentativës për të vrarë në Angli me gaz nervin një ish-spiun rus dhe vajzën e tij, gjë për të cilën Britania ka akuzuar Rusinë.
Kryeministrja Theresa May tha se Britania e Madhe mund të ndërmarrë veprime të tjera kundër Rusisë pas këtij vendimi të Kremlinit.
“Ne e prisnim një përgjigje të këtij lloji dhe do t’i konsiderojmë hapat tanë në ditët në vijim, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë”, - tha May gjatë një forumi të Partisë Konservatore në Londër sot.
Rusia e ka urdhëruar gjithashtu konsullatën britanike në Shën Pjetërburg që të mbyllet dhe i tha British Council që ta mbyllë punën e tij në vend.
Ministria e Jashtme e Moskës thërriti ambasadorin britanik Laurie Bristow sot për t’i komunikuar për masat si kundërpërgjigje e vendimit të May për dëbimin e 23 diplomatëve rusë nga Londra. Masat janë një përgjigje ndaj “veprimeve provokuese të palës britanike dhe ndaj akuza të pabazuara” kundër Rusisë, u shpreh Ministria e jashtme ruse.
Përballja përshkallëzoi pasi May e akuzoi Moskën të mërkurën për përdorimin “e paligjshëm të forcës” që përfshinte sulmin me gaz nervin të rangut ushtarak dhe urdhëroi dëbimin e numrit më të madh të diplomatëve rusë të 30 viteve të fundit. Ajo prishi gjithashtu të gjitha kontratat e niveleve të larta pas sulmit kimik që helmoi ish-agjentin e dyfishtë të Kremlinit Sergei Skripal dhe të vajzës së tij Yulia në qytetin e Salisbury më 4 mars. Që të dy mbeten në gjendje kritike për jetën.
s.k/Shqiptarja
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
42.5%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 7466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meloni udhëtim urgjent drejt SHBA-së, do të takojë Trump në Mar-a-Lago, ja çfarë pritet të diskutohet
4 Janar, 22:48
-
Pogradec/ Zjarri shkrumbon ndërtesën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Vatra ra te banesa e një të moshuari! Digjen dy shtëpi, shpëtohet e treta (VIDEO)
4 Janar, 22:15
-
“Dhjetë muaj në arrati kishte qëndruar në një shpellë me një ujk”- Dëshmia e rrallë e at Zef Pllumit për kënetën e Maliqit
4 Janar, 22:13
-
Agim Baçi: Çfarë duhet t'u shpjegojmë fëmijëve tanë
4 Janar, 22:04
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
Ndryshimet që priten në politikat arsimore në Shtetet e Bashkuara
4 Janar, 21:28
-
Namir Lapardhaja: Sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese
4 Janar, 21:24
-
Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët
4 Janar, 21:03
-
SHBA/ Fillon funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter
4 Janar, 20:57
-
Gjirokastër/ Zjarri përfshin banesën në lagjen 'Palorto', shkak dyshohen skorjet e oxhakut të papastruar prej vitesh
4 Janar, 20:51
-
Austria hyn në kolaps politik pas dështimit të bisedimeve të koalicionit, kancelari Nehammer njofton dorëheqjen!
4 Janar, 20:42
-
DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë
4 Janar, 20:25