Kundërshtarët e Bashës 'bojkot'
prej 2 muajsh zyrave në PD

Kundërshtarët e Bashës 'bojkot'<br />prej 2 muajsh zyrave në PD
Kritikat më të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga ana e kundërshtarëve të tij kanë qenë për mos funksionim normal të strukturave të partisë si dhe organizimit të brendshëm të saj.

Por, duket se edhe vetë kritikët e Bashës nuk janë modeli shembullor I “bletëve punëtore” të partisë. Shumica e kritikëve të Bashës kanë që prej 25 qershorit që nuk janë shfaqur në selinë qendrore të PD-së. Sipas burimeve të Shqiptarja.com disa nga drejtuesit e departamente si Zana Guxholli, Arben Skënderi, Endira Bushati, etj, kanë që nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme që nuk kanë shkuar më në selinë qendrore të partisë.

Madje në disa prej departamenteve të Partisë demokratike që drejtohen nga kundërshtarët e kryetarit ka prej 2 muajsh që as nuk janë hapur zyrat.

Ndryshimet në lidership
Përplasja që ndodhi në Partinë Demokratike midis kryetarit Basha dhe një grupi prej drejtuesve të partisë, që e kundërshtuan rizgjedhjen e tij normalisht që do të sjellë ndryshime në postet kryesore të PD-së. pavarësisht se në mënyrë zyrtare nga PD-ja ende nuk pranojnë të shprehen për këto ndryshime, burime të “Shqiptarja.com” kanë zbardhur disa nga lëvizjet që pritet të kryejë kryetari I rikonfimuar.

Këto ndryshime do të bëhen fillimisht në postet e kryesisë së Kuvendit dhe në ato të krerëve të komisioneve parlamentare që I përkasin PD-së.

Nënkryetare e Parlamentit pritet të jetë Dhurata Çupi, ndërsa kryetar i grupit parlamentar të demokratëve, Enkeled Alibeaj. Për nënkryetar të grupit parlamentar janë tre emra: Edmond Spaho, Eduard Halimi ose Gent Strazimiri. Sekretar grupi pritet të jetë Edi Paloka, ndërsa për zëdhënës grupi janë dy emra Grida Duma dhe Oriola Pampuri.

Tek komisionet parlamentare pritet që të bëhen disa ndryshime të rëndësishme. Në dy komisione të rëndësishme, ku opozita ka postin e nënkryetarit, pasi kryetari i takon mazhorancës, në atë të Ligjeve dhe të Sigurisë, rikonfrimohen përkatësisht Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka.

Po kështu edhe tek Komisioni i Jashtëm rikonfirmohet si nënkryetar Aldo Bumçi. Mos futja në listën e deputetëve të Majlinda Bregut dhe Ridvan Bodes ka lënë vakant vendet tek Komisioni i Integrimit dhe tek ai i Ekonomisë.

Kryetar i Komisionit të Integrimit me shumë gjasa do të jetë Jorida Tabaku, ndërsa tek Ekonomia pritet Edmond Spaho si nënkryetar i komisionit. Po kështu mosrikandidimi i Genc Rulit ka lënë vakant vendin e nënkryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, kur pritet të caktohet deputeti i ri Agron Shehaj. Ndryshime emrash pritet të ketë në dy komisione ku opozita ka postin e kryetarit në atë të Shëndetësisë dhe të Medias.

Edhe pse, Albana Vokshi dhe Genc Pollo janë rizgjedhur deputet, me shumë gjasa ata nuk do t’i kryesojnë këto komisione. Tek Shëndetësia në vend të Albana Vokshit, kryetar pritet të jetë Tritan Shehu ose Bardh Spahia, ndërsa tek komisionit i Arsimi e Medias, në vend të Genc Pollos pritet të caktohet Luçiano Boçi.

Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik