Një 30-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, të cilët e kishin ndaluar për një kontroll rutinë.
30 vjeçari me inicialet O.L banues në fshatin Kanderu ndalua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” teksa qarkullonte me automjetin e tij. Gjatë verifikimeve rezultoi se nuk dispononte dokumentacionin përkatës për xhamat e errësuar të automjetit.
Në momentin kur po plotësohej masa administrative, 30-vjeçari kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, duke çuar në arrestimin e tij.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kander, Dibër. Ky shtetas, teksa qarkullonte me automjetin e tij, është ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe, pas verifikimeve, ka rezultuar se nuk dispononte dokumentacionin përkatës për xhamat e errësuar të automjetit. Në momentin e plotësimit të masës administrative, 30-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës"
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë









Komente
Komento