Tre persona janë arrestuar në Dibër, dy prej të cilëve dyshohet se kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në komisariat, ndërsa i treti u kap me një thikë dhe një shufër metalike.
Sipas policisë, L. B., 39 vjeç, dhe D. B., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Sinë, u arrestuan në flagrancë pasi dyshohet se, në bulevardin “Elez Isufi” në Peshkopi, kanë kundërshtuar me dhunë dy punonjës policie që po kryenin detyrën, gjatë shoqërimit të tyre në komisariat.
Ndërkohë, në të njëjtin bulevard, policia arrestoi edhe P. D., 36 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një thikë dhe një shufër metalike.
Të dyja mjetet u sekuestruan si prova materiale, ndërsa materialet për të tre të arrestuarit i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë së Dibrës
"Dibër/Arrestohen 3 shtetas që goditën punonjës të Policisë dhe posedonin armë të ftohta.
-Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 39 vjeç dhe D. B., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Sinë, pasi, në bulevardin “Elez Isufi”, Peshkopi, gjatë shoqërimit në komisariat, dyshohet se kanë kundërshtuar me dhunë, 2 punonjës të Policisë, të cilët po kryenin detyrën.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin P. D., 36 vjeç, banues në Peshkopi, pasi, në bulevardin “Elez Isufi”, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 shufër metalike, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"








Komente
Komento