Babë dhe bir janë vënë në pranga të policisë ditën e sotme pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë në Berat.
B.Q, 44-vjeç dhe B.Q, 19-vjeç, banues në lagjen Çlirim në Berat, në vendin e quajtur "Dogana", gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Komente

