TIRANE- 1500 policë ishin në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së sotme para Kryeministrisë. Forcat e Rendit dhe ‘Shqiponjat’ gjithashtu ishin në gatishmëri. Ndërkohë që në shesh kanë qenë edhe agjentë të SHISH. Kordoni i parë para Kryeministrisë përbëhej nga police femra dhe meshkuj, të cilët ishin të paarmatosur, por mbanin një çantë ku ndodhej pajisja kundragazi. 

Report Tv ka siguruar pamjet, ku policët kanë qenë të pajisur me maska kundra gazi për t'i përdorur nëse protestuesit e PD do përshkallëzonin protestën. Ndërsa mbi godinat pranë Bulevardit përballë Kryeministrisë, por edhe atë të qeverisë, ndodheshin efektivë me snajpera për të vëzhguar situatën dhe fotografuar protestën.

 

[gallery]25411[/gallery]
Në gatishmëri pranë godinës së qeverisë ishin ambulanca e zjarrfikëset dhe forcat Operacionale pas Kryeministrisë duke blinduar zonën. Oficerëve të policisë iu dha urdhër që t’u mos u përgjigjen provokimeve dhe të mos ndërhyjnë pa urdhër.