Kunguj krokantë me salcë aromatike
Përbërësit:
- 2 kunguj të njomë mesatarë
- 2 kokrra vezë
- 4–5 lugë gjelle miell
- 5–6 lugë gjelle galetë
- 3–4 lugë gjelle parmixhano i grirë
- 2–3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- Pak lëng limoni
- Pak hudhër pluhur
- Pak paprika e ëmbël
- Kripë, piper i zi
Për servirje:
- 2–3 lugë gjelle kos ose krem djathi
- 1 thelpi hudhër
- Majdanoz i freskët
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Lajini kungujt, pritini në feta të trasha rreth 1.5–2 cm. Me një prerëse të vogël ose me lugë nxirrni mesin, që të krijohen rrathë si unaza. Në një pjatë përzieni galetën me parmixhano, pak kripë, piper, hudhër pluhur dhe paprika. Në një tas tjetër rrihni vezët dhe në një tjetër vendosni miellin. Kaloni kungujt në miell, në vezë dhe më pas në përzierjen me galetë e parmixhano. Vendosini në tavë me letër furre, spërkatini sipër me pak vaj ulliri dhe piqini në 200°C për rreth 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokantë. Ndërkohë përgatisni salcën shoqëruese. Hidhni në blender tulin e kungullit të hequr nga mesi, të cilin e kemi pjekur pak në furrë, kosin ose kremin e djathit, hudhrën, majdanozin, kripën dhe piperin. Shtoni pak vaj ulliri dhe lëng limoni dhe punojeni derisa të dalë një salcë kremoze me të cilën servirni kungujt krokante.
Komente











