Përbërësit:
- 1 kg kunguj të njomë
- Pak miell për spërkatjen e kungujve
- Vaj për skuqje
- 500 gr salcë kosi ose 1 kg kos
- 4 thelpinj hudhër
- 1 lugë gjelle uthull
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, kopër
Përgatitja:
Lajmë kungujt, i gërvishtim lehtë që të largojmë cipën e jashtme dhe i presim në rrathë rreth 0.5 cm. I spërkasim me miell dhe kripë. Nxehim vajin dhe skuqim kungujt nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. Ndërkohë qërojmë hudhrat, i shtypim me pak kripë dhe i shtojmë tek kosi. Shtojmë uthullën, vajin e ullirit dhe pak kopër të grirë hollë. Bashkojmë kosin me hudhra me kungujt dhe i lëmë pak që të lidhen shijet.
Komente












