Kungulleshka tavë me domate

Përbërësit:

  • 1 kg kungulleshka
  • 2–3 filxhanë kafeje vaj për skuqje
  • 6–7 kokrra domate
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle miell
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kungulleshkat pastrohen, lahen dhe priten në feta si për musaka. Spërkaten me kripë, kalohen në miell dhe skuqen nga të dyja anët ose piqen në furrë. Në një tavë të lyer me yndyrë vendoset një shtresë kungulleshkash, pastaj feta domatesh. Sipër hidhet djathi i bardhë i grirë. Përsëri shtrohen kungulleshka, më pas feta domatesh e djathë. Në fund mbulohen me kungulleshka, spërkaten me gjalpë dhe piqen në furrë. Kur zbuten fetat e domateve, u hidhet kripë e piper.