Lidhja e dashurisë mes Ashton Kutcher dhe Mila Kunis së shpejti mund të kurorëzohet në martesë.

Sipas mediave të huaja kjo është një nga arsyet përse Kutcher i ka kërkuar divorcin ish-bashkëshortes së tij Demi Moore.

Mësohet se ka qenë vetë Mila e cila i ka kërkuar diçka të tillë të dashurit të saj.

Pasi kanë kaluar disa ditë së bashku në shtëpinë e prindërve të Kutcher duket se lidhja mes tyre është përforcuar dhe flasin vetëm për plane martese.

(xh.k/shqiptarja.com)