Bashkitë e reja duhet të tërheqin financimin e qeverisë në formën e një grantit të pakushtëzuar, sipas kuotave me bazë tremujore që ka përcaktuar Ministria e Financave.

Për bashkitë dhe qarqet, në tremujorin e parë mund të disburësohen vetëm 30% të fondeve, në tremujorin e dytë 25%, në të tretin 23% dhe në të katërtin 22%.

Kur njësia e qeverisjes vendore kërkon avancim të limitit tremujor të transfertës së pakushtëzuar, duhet t’i drejtojë zyrtarisht Nëpunësit të Parë Autorizues një kërkesë të argumentuar për avancim fondi.

Nëpunësi i Parë Autorizues pas marrjes së, bën vlerësimin e kërkesës dhe vendos për avancimin ose jo të fondeve, sqaron Ministria e Financave.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)