MOSKE - Ligji i përkohshëm që ndalon pijet alkoolike gjatë veprimtaritë sportive për Kupën e Botës 2018 në Rusi ka marrë reagime të ndryshme në të gjithë vendin. Ligji u firmos nga presidentin rus Vladimir Putin së fundmi pasi vendi po përgatitet për të pritur Kupën e Botës 2018.
Rusia filloi të përmirësonte menaxhimin e tregut të alkoolit në vitin 2010, duke përfshirë zbatimin e masave për rritjen e taksave mbi alkoolin dhe kufizimin e shitjes në kohë dhe vende. Për më tepër, pijet alkoolike janë të ndaluara të shiten në çdo ngjarje sportive, pasi një mesatare prej më shumë se 18 litra alkool është konsumuar në vit për person në Rusi.
Gjithashtu statistikat zyrtare thnoë se në ish-vendin sovjetik, mbi 40 mijë njerëz vdesin në vit nga alkoolizmi. Pavarësisht nga shqetësimet në rritje në mesin e rusëve, prodhuesit e birrës shprehën mbështetjen e tyre për ligjin që ndalojn pijet alkoolike. "Rusia ka nevojë për të përmbushur detyrimet e veta ndërkombëtare për të zhvilluar Kupën e Botës",-tha për "Reuters" një pronar i një kompanie që prodhon birrë.
Autoritetet ruse kanë ndërmarrë një fushatë intensive kundër vartësisë ndaj pijeve alkoolike, të cilat i kanë konsideruar si një tragjedi kombëtare. Ato kanë përgatitur dhe një plan për përgjysmimin e numrit të alkoolistëve deri në vitin 2020.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com