BERGAMO - Italia shënoi fitoren e dytë në Grupin I kualifikues për Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Estoninë 5-0 në një ndeshje të zhvilluar në Bergamo. Trajneri i ri i të kaltërve, Gennaro Gattuso, siguroi tri pikë të plota në debutimin e tij në stolin e Italisë.

Pas një pjese të parë të mbushur me raste, ku Retegui goditi traversën, Italia shpërtheu në minutën e 58-të. Moise Kean shënoi me kokë pas një pasimi të mirë të Reteguit, duke ulur tensionin. Pak më vonë, vetë Kean goditi shtyllën, por Retegui gjeti dy gola të tjerë, ndërsa Raspadori rriti epërsinë duke vendosur një diferencë të rëndësishme për golaverazhin final. Në kohën shtesë, Bastoni vulosi fitoren me një goditje të bukur me kokë.

Ky rezultat ishte një fillim premtues për ekipin italian nën drejtimin e Gattusos, duke i dhënë atij tri pikë të arta për rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026. Me gjashtë pikë pas tre raundesh, Italia mban vendin e tretë në Grupin I, tre më pak se Izraeli dhe gjashtë më pak se Norvegjia që kanë nga një ndeshje më shumë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?