Kupa e Botës 2026 ka hyrë në histori si edicioni me numrin më të madh të spektatorëve të pranishëm në stadiume, duke thyer rekordin e vendosur në Botërorin e vitit 1994, ka bërë të ditur FIFA.
Rekordi i ri u konfirmua gjatë pjesës së dytë të ndeshjes mes Gjermanisë dhe Ekuadorit në East Rutherford, New Jersey, kur ekranet gjigante në stadium shfaqën shifrën 3,605,357 spektatorë, e cila u prit me duartrokitje të mëdha nga tifozët.
Shifra tejkalon rekordin prej afro 3.6 milionë spektatorësh të vendosur në Kupën e Botës 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, me 48 ndeshje ende për t'u zhvilluar, pritet që numri total i tifozëve të rritet ndjeshëm, duke qenë se stadiumet kanë qenë të mbushura mesatarisht mbi 99% të kapacitetit të tyre.
Ekspertët e ekonomisë sportive kanë vlerësuar interesimin e jashtëzakonshëm për turneun, pavarësisht çmimeve të larta të biletave dhe kufizimeve të udhëtimit për qytetarët e disa vendeve.
"Shumë njerëz do të kishin dashur të ishin të pranishëm në Botëror, por nuk e patën këtë mundësi," u shpreh ekonomisti Victor Matheson, ekspert i biznesit sportiv në Kolegjin e Kryqit të Shenjtë.
Ndërkohë, profesori Dan Rascher nga Universiteti i San Franciscos theksoi se interesi i publikut amerikan për ngjarje të tilla mbetet jashtëzakonisht i lartë.
"Amerikanët duan të jenë pjesë e momenteve të mëdha," deklaroi ai.
"Kupa e Botës 2026 është turneu me pjesëmarrjen më të lartë në histori", shkruan FIFA.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente







