STAMBOLL - Turqia është bërë skuadra e parë që kalon në finalet play-off të Kupës së Botës 2026. Ekipi i Vincenzo Montellës fitoi 1-0 kundër Rumanisë, me ndeshjen që u luajt sot në Stamboll.

Një gol i futbollistit të Brighton, Ferdi Kadioglu, në minutën e 53-të të ndeshjes u dha turqve të drejtën për të kaluar në turin e radhës. Turqia do përballet në finalen play-off të Kupës së Botës me fituesin e çiftit Sllovaki - Kosovë, ndeshje kjo që do fillojë sot të orën 20:45. Në rast se Kosova kalon rivalin e sotëm, e pret Turqinë pas katër ditësh në 'Fadil Vokrri' të Prishtinës.