Kupa e Gjermanisë, spektakël në
Mynih, Dortmund eliminon Bayern

Kupa e Gjermanisë, spektakël në<br />Mynih, Dortmund eliminon Bayern
Pasi eliminimit nga faza çerekfinale e Champions League, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund u përballën në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, trofeu i dytë më i rëndësishëm në vend pas Bundesligës. 

Takimi i luajtur në "Allianz Arena" përpara 75 mijë shikuese flet për verdhezinjtë të cilët arrijnë të bëjnë surprizën duke përmbysur bavarezët me shifrat 2:3 dhe për rrjedhojë siguruan biletën e kualifikimit në finalen e Berlinit. 

Verdhezinjtë e Tuchel e nisin vrullshëm ndeshjen kur kalojnë në avantazh me anë të Marco Reus në minutën e 18 të takimit. 

Bayern përgjigjet në minutën e 28 me Martinez i cili barazon përkohësisht rezultatin, ndërsa 4 minuta nga fundi i pjesës së parë, Mats Hummels përmbysh shifrat në favor të Bayern. 

Pjesa e dytë flet sërish për Borussia-n, ndërsa Bayern duke kryesuar rezultatin 2:1 e merr qetësisht ndeshjen. Aubameyang çon lehtësisht në rrjetë me kokë një top të marrë nga Dembele. 

Goli vendimtar i takimit vjen në minutën e 74 dhe është Dembele i cili lëviz mirë në zonën e vendasve dhe mposht për të tretën herë Ulreich. Ky gol shemb për tokë bavarezët dhe janë verdhezinjtë ata të cilët do të luajnë përballë Frankfurt në finalen e madhe të Berlinit. 

Pas eliminimit nga Champions League, Bayern i jep kështu lamtumirën edhe Kupës së Gjermanisë.  

(Golat e ndeshjes Bayern Munchen - Borussia Dortmund)
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)