Kupa e Italisë, Interi shmang
turpërimin nga ekipi i kategorisë C

Kupa e Italisë, Interi shmang<br />turpërimin nga ekipi i kategorisë C<br /><br>
Interi rikthehet i çmendur të paktën për një natë dhe kualifikohet me shumë vuajtje për në çerekfinalet e Kupës së Italisë pasi mposhti 5-4 pas penalltive Pordenonen skuadër e Sericë C pra e kategorisë së tretë.

Spalleti hodhi në fushë lojtarët e stolit ,ata që kishin luajtur më pak të cilët nuk bindën. Inter-Pordenone përfundoi 0-0 në 90 minutat e kohës së rregullt dhe 30 minutat e kohës shtesë. Edhe skuadra e Serisë C bëri një superparaqitje duke pasur rast për të shënuar. Më pas Spalleti fut në fushë Perisic dhe Icardin që patën raste por gjithçka u vendos tek penalltitë ku Interi fitoi 5-4 falë portierit Padelli dhe Nagatomo që shënoi penalltinë e fundit. Interi në çerekfinale pret fituesen e çiftit Milan-Verona dhe mund të kemi derbi të mërkurën e ardhshme nëse kuqezinjtë kalojnë.

Në ndeshjet e mesjavës në Premier League Chelsea ringre kokë duke mposhtur 3-1 në transfertë Huddersfield. Golat për londinezët janë shënuar nga Bakayoko, Willian dhe Pedro. Chelsea vijon të mbajë vendin e tretë me 35 pikë ndërsa sonte luhen ndeshjet e tjera të javës së 17-të ku City përballet me Swansea,United pret Bournemouth, Liverpooli West Bromin dhe derbi West Ham –Arsenal. Edhe në Gjermani luhet këtë mesjavë dhe Dortmundi është rikthyer pas shumë kohësh tek fitorja. Me trajnerin e ri Peter Stoger verdhezinjtë kanë mposhtur Mainz 2-0 falë dy golave në pjesën e dytë nga Sokratis dhe Kagawa. Sonte Bayerni pret Koln.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal