/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kupa e Italisë kthehet sot me çerekfinalen e tretë të saj, ku përballë do të jenë Roma dhe Fiorentina, ndërsa nesër do të luhet dhe çerekfinalja e katërt, ajo mes Napolit dhe Interit.
Sipas programit të përpiluar nga Federata Italiane e Futbollit, ndeshjet çerekfinale, ashtu si edhe në turet para-ardhëse do të jenë vetëm me një takim, ndërsa gjysmë finalet do të jenë me sistemin vajtje-ardhje.
Roma dhe Fiorentina do të përballen mbrëmjen e të martës në orën 20:45 në "Olmipco". Verdhekuqtë vinë në këtë takim pas barazimit me Empolin në kampionat, ndërsa Fiorentina pas barazimit me Xhenova në "Marasi".
Nesër do të luhet dhe çerekfinalja e katërt. Në "San Paolo" do të jenë përballë, Napoli dhe Inter. Deri më tani kemi dy të kualifikuara, Milan dhe Juventus. Në gjysmë finale bardhezinjtë do të ndeshen me fituesen e dyshes Roma-Fiorentina, ndërsa Lacio me fituesen e dyshes Napoli-Inter.
Ndeshjet gjysmë finale do të luhen më datat 4 mars dhe 8 prill, ndërsa finalja në Romë më datë 7 Qershor.
Tabella e çerekfinaleve:
Milan-Lacio 0-1
Parma-Juventus 0-1
Roma-Fiorentina
Napoli- Inter
Tabela e Gjysmë finaleve
Juventus - Roma/Fiorentina
Lacio- Napoli/Inter
/Shqiptarja.com