Nuk ka surpriza në ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Kukësi e Laçi kanë mundur të ruajnë avantazhet e fituara nga ndeshjet e para duke siguruar nga një “biletë” për finale. Skënderbeu edhe pse fitoi 2-1 në Korçë ndaj Laçit u eliminua, pasi kishte humbur ndeshjen e parë. Për korçarët golat u shënuan nga Progni e Plaku, ndërsa për Laçin shënoi Cvetkovic.
Ndërsa në ndeshejn tjetër Kukësi pasi kishte fituar 2-0 në Vorë ndaj Flamurtarit fitoi po me të njëjtin rezultat edhe në “Zeqir Ymeri”. Golat për kuksianët janë shënuar nga Emini me 11-metërsh e Flores.
Redaksia online
(s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com