/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Sot luhen dy gjysmë finalet e para të Kupës së Shqipërisë, Kukësi-Skënderbeu dhe Tirana-Laçi.
Në orën 14:00, në "Zeqir Ymeri" blutë verilindor do të presin kampionët e Shqipërisë. Djemtë e Artim Shaqirit janë të bindur se trofeu i kupës së Shqipërisë do të shkojë në Kukës dhe do të ishte trofeu i parë në historinë e veriorëve.
Ndërsa skuadra e Mirel Josës kërkon të marrë këtë trofe për herë të tretë në historinë e saj. Sa i takon statistikave, kjo është përballja e parë në kupën e Shqipërisë mes këtyre dy skuadrave.
Kukësi në këtë përballje do të jetë i plotë dhe pa mungesa. Ylli Shamet dhe Hallaci do të jenë rregullisht në fushë, ndërsa Roland Peqini do të jetë mungesa e vetme për skuadrën e Shaqirit. Nga krahu tjetër, Skënderbeu ka një sërë mungesash dhe Josa do të aktivizojë formacionin e paraqitur në Laç, ndaj kurbinasve në fundjavë. Në portë do të jetë Shehi. Në mbrojtje, katërshja Vangjeli-Radas-Arapi dhe Abazi. Në mesfushë pritet të jenë, Lilaj-Shkëmbi-Nimaga dhe Latifi dhe dyshja e sulmit do të jetë e përbërë nga Martins e Stojkov.
Formacioni i Kukesit
Formacioni i Skenderbeut
Përfundimi i ndeshjes së parë në verilindje do t'i japë sportdashësve shqiptarë mundësinë prej 60-minutash për t'u "katapultuar" në sfidën tjetër gjysmë finale. Në "Qemal Stafa", në orën 17:00, bardheblutë do të presin Laçin, një skuadër aspak të lehtë, duke parë dhe statistikat e fundit, ku Tirana nuk ka fituar as edhe një takim këtë sezon.
Sa i takon mungesave, klubi 24-herë kampion i Shqipërisë ka bërë të ditur për ATSH-në se nuk do të jenë të disponueshëm, sulmuesi Elis Bakaj, si dhe mesfushori Karabeci, ndërsa Mario Morina edhe pse është i disponueshëm do të kursehet nga Magani, ashtu siç ndodhi edhe në Vlorë.
Formacioni i Tiranes
Formacioni i Lacit
Në kapin kurbinas, tekniku Armando Cungu duhet të bëjë llogaritë pa mesfushorin Alferd Zefin, të dëtmuar. Laçi ka fituar vetëm 1 herë në historinë e saj kupën e shqipërisë dhe këtë në sezonin 2012-2013 në finalen e luajtur në Tiranë përballë Bylisit. Tirana nga krahu tjetër e ka fituar plot 15 herë kupën e Shqipërisë. Të fundit e ka fituar përballë Skënderbeut në sezonin 2011-2012. Sa i takon përballjeve mes Tiranës dhe Laçit, në kupën e Shqipërisë bardheblutë kanë arritur të fitojnë 3 ndeshje, duke barazuar 2 të tjera, ndërsa 1 sfida ka përfunduar me fitoren e kurbinasve.
Tabela e precedentëve:
4, Prill 1998: Laçi-Tirana 2-1
11, Mars 1998: Tirana-Laçi 0-0
13, Shkurt 2008: Laçi Tirana 1-1
27, Shkurt 2008: Tirana-Laçi 3-1
26, Tetor 2010: Laçi-Tirana 0-1
20, Dhjetor 2010: Tirana-Laçi 1-0
Tabela e gjysmë fianleve:
Ora 14:00, Kukësi-Skënderbeu
Ora 17:00, Tirana-Laçi
/Shqiptarja.com