Kupa e Shqipërisë/ Kukësi fiton ‘betejën’ e parë kundër Skënderbeut, ‘paqe’ mes Luftëtarit dhe Tiranës

Kupa e Shqipërisë/ Kukësi fiton ‘betejën’ e parë kundër Skënderbeut, ‘paqe’ mes Luftëtarit dhe Tiranës

Momente nga festa e Kukësit

Janë luajtur sot dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë ku asnjë prej skuadrave nuk ka bërë hap të sigurtë për në raundin tjetër. Ishte Kukësi që në Kamzë tregoi epërsi ndaj Skënderbeut, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 20 me Rexhinaldo-n, por edhe pse dyfishoi rezultatin me Shkurtajn, verilindorët u ndëshkaun pak çaste më vonë nga Bregu, duke bërë që ndeshja të mbyllej me rezultatin 2-1.  

Në fund një 90 minutësh që pati për fitues skuadrën verilindore, por që nuk vendos asgjë përsa I përket finales pasi do të mjaftoi fitorja minimale e Skënderbeut në ndeshjen e kthimit për t’i dhënë një tjetër drejtim kësaj përballje.

Ndërkohë ndeshja tjetër gjysmëfinale e zhvilluar në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Tiranës është mbyllur në barazim pa gola. Edhe pse nuk munguan rastet apo pretendimet për penallti, në fund portat mbetën të kyçura.

Pas ndeshjes në Kupë, Tirana dhe Luftëtari do të gjëjnë sërish njëra tjetërn në harkun kohor të tre ditëve, por këtë herë në kuadër të Superligës ku luhet për mbijetesë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës