Kupa e Shqipërisë/ Laçi ndal pa gola Partizanin në aktin e parë çerekfinal, Egnatia fiton 1-3 në Ballsh

Kupa e Shqipërisë/ Laçi ndal pa gola Partizanin në aktin e parë çerekfinal, Egnatia fiton 1-3 në Ballsh

Laçi 0-0 Partizani

Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar dy ndeshjet e para çerekfinale. Në Laç vendasit ndalën 0-0 Partizanin, edhe pse kurbinasit luajtën me dhjetë lojtarë për më shumë se 70 minuta pas daljes me karton të kuq të Indrit Prodanit.

Në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, Bylisi vendas u mposht 1-3 nga Egnatia. Serxho Ujka dhe Daniel Uoltlia shënuan në pjesën e parë për rrogozhinasit, teksa Kasa trefishoi gjatë fraksionit të dytë. Për Bylisin goli i Ruçit ishte një shenjë shprese për ndeshjen e kthimit.

Kujtojmë se kjo fazë është me sistemin vajtje-ardhje dhe ndeshjet e kthimit do zhvillohem më 26 shkurt.

Kupa e Shqipërisë, turi çerekfinal - Ndeshjet e para:

E mërkurë, 05 shkurt 2025

13:30 Bylis 1-3 Egnatia

13:30 Laçi 0-0 Partizani

17:00 AF Elbasani - Vllaznia

E enjte, 06 shkurt 2025

17:00 Dinamo - Skënderbeu

Shënim: Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 26 shkurt

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

TKZ mesazh Dukës nga Londra: Futbolli s'është biznes, s'na largon dot

TKZ mesazh Dukës nga Londra: Futbolli s'është biznes, s'na largon dot