Këtë të mërkurë u zhvilluan gjashtë ndeshjet e radhës për turin e 1/16 në Kupën e Shqipërisë. Nëse më herët Flamurtari dhe Laçi e kishin siguruar një biletë për në fazën e 1/8-ave, një gjë të tillë bënë edhe Skënderbeu, Vora, Besa, Pogradeci, Apolonia dhe Burreli.

Në fazën e re futen të gjitha klubet e Superligës, ndërsa janë mësuar edhe tetë çiftet e radhës që do përballen më 10 janar në orën 13:30 në fazën e 1/8-ave.

AF Elbasani përballet me Flamurtarin, Tirana me Skënderbeun, Partizani kundër Burrelit, apo edhe Vllaznia - Pogradeci. Dinamo gjen Besën dhe Teuta luan kundër Vorës. Egnatia pret Apoloninë, ndërsa Bylisi gjen Laçin.

Kupa e Shqipërisë, turi 1/16-ave:

E martë, 18 nëntor 2025

Flamurtari 9-0 Tomori

Laçi 2-0 AF Luftëtari

E mërkurë, 19 nëntor 2025

Skënderbeu 4-2 Iliria

Vora 2-1 Sopoti

Besa 3-1 Kukësi

Pogradeci 4-3 Korabi

Apolonia 3-2 Lushnja

Burreli 5-2 Kastrioti

Çiftet e fazës së 1/8-ave, 10.01.2026 - 13:30

AF Elbasani - Flamurtari

Bylis - Laçi

Tirana - Skënderbeu

Teuta - Vora

Dinamo - Besa

Vllaznia - Pogradeci

Partizani - Burreli

Egnatia - Apolonia