Kupa e Shqipërisë/ Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale, Skënderbeu mposht Dinamon me dy gola

Kupa e Shqipërisë/ Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale, Skënderbeu mposht Dinamon me dy gola

Skënderbeu feston suksesin

Kupa e Shqipërisë ka mbyllur ndeshjet e para çerekfinale, ndërsa takimet e kthimit do luhen më 26 shkurt. Nëse më herët ishin zhvilluar tre duele, të enjte Dinamo u mposht 0-2 nga Skënderbeu.

Në "Elbasan Arena" ishin miqtë nga Korça që fituan me dy gola dhe befasuan një nga ekipet pretendente për titullin kampion dhe trofeun e Kupës këtë edicion. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa Charles zhbllokoi gjithça në minutën e 51. Vetëm pesë minuta më vonë ishte Lorran që shënoi autogol, për avantazhin e dyfishtë të korçarëve. Kështu, në ndeshjen e kthimit ekipi i Ernest Gjokës shkon me dy gola epërsi.

Në sfidat e tjera vetëm Egnatia duket se ka hedhur një hap drejt kalimit në gjysmëfinale, teksa përballjet e tjera janë të hapur dhe nuk prodhuan gola.

Kupa e Shqipërisë, turi çerekfinal - Ndeshjet e para:

E mërkurë, 05 shkurt 2025

13:30 Bylis 1-3 Egnatia

13:30 Laçi 0-0 Partizani

17:00 AF Elbasani 0-0 Vllaznia

E enjte, 06 shkurt 2025

17:00 Dinamo 0-2 Skënderbeu

Shënim: Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 26 shkurt

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Më i votuari i primareve në Elbasan! Berisha e “lëshoi”, Lapajt i ikën, Dash Sula: Po më kërkojnë me ngulm në PD

Më i votuari i primareve në Elbasan! Berisha e “lëshoi”, Lapajt i ikën, Dash Sula: Po më kërkojnë me ngulm në PD