Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e turit të parë

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e turit të parë

Kupa e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur këtë të martë shortin për Kupën e Shqipërisë, kjo për turin e parë. Murlani, Shkumbini, Delvina dhe Iliria ishin skuadrat që u kualifikuan nga raundi paraeliminator.

Pas hedhjes së shortit nga u mësuan edhe çiftet e këtij turi, me ndeshjet që do të luhen të gjitha më datën 18 tetor 2023. Ndërkohë, çiftet e Kupës janë si më poshtë:

Bylis – Murlani (C1)

Kastrioti – Shkumbini (C2)

Skënderbeu – KF Delvina (C3)

Dinamo City – Iliria (C4)

Flamurtari – AF Luftëtari (C5)

Tomori – Shënkolli (C6)

Korabi – Devolli (C7)

Apolonia – Naftëtari (C8)

Luz i Vogël 2008 – Butrinti (C9)

Besa – Sopoti (C10)

Lushnja – Labëria (C11)

Burreli – Valbona (C12)

Oriku – Pogradeci (C13)

Turbina – Veleçiku (C14)

Besëlidhja – AF Elbasani (C15)

Tërbuni – Vora (C16)

Ekipet që do të kualifikohen në raundin e 1/16-ave përcaktohen në vetëm një takim. Vetëm ndeshjet e turit çerekfinal (1/4) dhe gjysmëfinal (1/2) do të jenë me 2 takime.

Në fazën e 1/32-ave të Kupës së Shqipërisë marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të Abissnet Superiore në sezonin 2022-2023 si dhe 14 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2022-2023, 12 ekipet e renditura në gjashtë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B në sezonin 2022-2023, si dhe katër ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator (Murlani, Shkumbini, Delvina dhe Iliria).

Çiftet e fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë janë të përcaktuara sipas skemës së mëposhtme:

C1 vs C16

C2 vs C15

C3 vs C14

C4 vs C13

C5 vs C12

C6 vs C11

C7 vs C10

C8 vs C9

Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023 do të garojnë duke filluar nga faza 1/8 të Kupës së Shqipërisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë