Të mërkurën në 16:30 do të luhen 4 ndeshjet e kthimit të çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Kualifikimi për në gjysmëfinale duket një kapitull i mbyllur për Tiranën që në ndeshjen e parë kundër Besëlidhjes fitoi me shifrat 5-1 në kryeqytet, ndërsa të tre sfidat e tjera janë të rrethuara me shumë pikëpyetje.
Kukësi që të hënën bojkotoi stërvitjen për shkak të paagave të prapambetura pret në Elbasan Apolinë, të cilën në ndeshjen e parë e mposhti 1-2 në Fier. Në Korçë Skënderbeu do të tentojë të përmbysë humbjen e pësuar në Ballsh me rezultatin 1-0 kundër Bylisit, ndërsa në Durrës është gjithçka e hapur mes Teutës dhe Vllaznisë, pasi ndeshja e parë u mbyll 2-2.