Juventusi është finalisti i parë i Kupës së Italisë, pasi mundi Fiorentinën në ndeshjen e kthimit me rezultatin 0-3. Golat për Juven u shënuan nga Matri, Perreira dhe Bonuci duke kthyer rezultatin e ndeshjes së parë. Finalistja e dytë përcaktohet sonte mes Napolit dhe Lacios.

Në Spanjë një autogol i Gonzalez dhe një gol i Grizman i dhanë fitoren Atletikos së Madridit përballë Real Sociedadit duke e afruar me kreun, edhe pse ka një ndeshje më shumë se Reali me Barcelonën. Kampionët e Spanjës zhvilluan një ndeshje të mirë dhe e merituan fitoren.

Ndërsa nesër është radha e gjigantëve të Realit dhe Barcelonës që të kundërpërgjigjen. Barcelona do të presë ekipin e Alemrias, ndërsa Reali udhëton në fushën e Valejakos. Sfidat parashikohen të lehta.


d.balla/shqiptarja.com