Kupa, Milani pranë finales
sonte derbi Juventus-Inte

Kupa, Milani pranë finales<br />sonte derbi Juventus-Inte
Milani është drejt shpëtimit të edicionit nga dështimi pasi ka hedhur hapin e parë drejt kualifikimit në finale, pasi mundi Alessandrian me rezultatin 0-1 me një gol të shënuar nga Mario Baloteli.
 
Edhe në ndeshjen e kthimit Milani nuk pritet që të hasë shumë vështirësi përballë modestëve të Alessandrias, që duket se e plotësuan misionin e tyre në Kupën e Italisë për këtë edicion.
 
Sonte në 20:45 do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale Juventus- Inter. Sfida duket një finale e parakohshme dhe pritet që të dhurojë spektakël.
 
Në prag të ndeshjes trajneri i Juves, Alegri shprehet se “Finalja mbetet një objektiv i rëndësishëm. Interi do të bëjë gjithcka për t’u kualifikuar, pasi edhe për ata është objektiv dhe nuk janë në vështirësi madje mbeten në garë për titullin”tha ai.
 
Ndërsa Mancini i zikaltërve në krahun tjetër kërkon të hedhë një hap të rëndësishëm  drejt kualifikimit që në takimin e parë.
 
“Kualifikimi do të vendoset pas 180 minutave lojë, ndaj është shumë e rëndësishme që të marrim rezultat pozitiv që në takimin e vajtjes.
 
Juventusi ka rikuperuar shumë pikë në kampionat dhe po kalon një formë shumë të mirë. Duhet të djersijmë shumë për të arritur finalen”përfundoi ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim