-Ja katër gjysmëfinalistet e Kupës së Shqipërisë-
TIRANË, 18 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Tirana është skuadra e katërt çerekfinaliste e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë fituan 3-0 në Fier përballë Apolonisë së Artan Mergjyshit.
Goli i parë u shënua nga Pashaj pas një goditje këndi, ku qendërmbrojtësi tiranas fluturoi mbi të gjithë duke shënuar golin e avantazhit. Ndërsa goli i dytë u shënua në minutën e 12 të pjesës së dytë nën siglën e Afrim Takut, i cili u gjend i vetëm përballë portierit Çetkoviç pas një pasi të mrekullueshëm të sulmuesit Bushiç, i cili është dhe autori i golit të tretë të takimit në minutën e 83'. Ky gol në njëfarë mënyre lehtësoi dhe zhgënjimin e Bakjat, i cili pak sekonda para shënimit të golit të dytë humbi një 11-të metërsh.
Fitorja në Fier e bashkon skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani me Kukësin, Skënderbeun dhe Laçin të kualifikuara më herët në gjysmëfinale, duke fituar takimet respektive, përballë Vllaznisë, Flamurtarit dhe Laçit. Tashmë shorti do të përcaktojë fatin e katër skuadrave.
Rezultatet jane:
15:00 Kukësi-Vllaznia 0-0 (2-0)
15:00 Laçi-Partizani 3-0 (3-2)
15:00 Skënderbeu-Flamurtari 3-1 (4-2)
17:00 Apolonia-Tirana 0-3 (2-5) /a.ke/







